AKTUALITET

Skënder Brataj: Të blesh certifikatën e vaksinimit, ke paguar për vdekjen


Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe rritjen e shifrave të të infektuarve në javët e fundit.  Ai tha në një intervistë për “Faxweb” se është e vështirë të dallosh nëse je i infektuar me variantin Omicron apo ke grip, pasi shenjat janë shumë të ngjashme.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Është shumë e vështirë të bësh dallimin mes gripit dhe Omicron sepse janë shumë të ngjashëm në shenjat që japin, dhimbja e fytit, hundët. Si gripi të njëjtat shenja jep dhe Omicron. Në 2-3 ditë të jep shenja dhe simptoma. Koha e ekspozimit për t’u infektuar është shumë më e shkurtër te Omicron. Shqipëria është në valën e pjesës më të madhe të Omicron. Telefonatat që na vijnë janë tipike të Omicron, me simptoma që zgjasin më pak. Besoj kemi më shumë raste me Omicron sesa me Delta. Më shkruajnë qytetarët që ka kapur të gjithë familjen, që është tipike e Omicron“, u shpreh Brataj.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Për Bratajn, të blesh certifikatën e vaksinimit është njëlloj sikur të blesh vdekjen, ndërsa nuk kurseu kritikat për mjekët që abuzojnë me këto raste.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Ata persona që mundohen ta marrin me lekë certifikatën e vaksinimit kjo është e tmerrshme. Të blesh vdekjen me lekë që të vërtetosh që ke bërë vaksinën. Dhe pastaj ndodh që infektohet dhe humbet jetën një person që rezulton i vaksinuar por faktikisht nuk e ka bërë, kjo është akoma më e tmerrshme, si do ta vërtetojë komiteti. Si në çdo fushë, dhe në radhët tona ka abuzime, fatkeqësisht. Në radhë të parë si profesionist duhet t’i vihet një kryq i madh nëse zbulohet. Në radhë të dytë ai që shkon për të bërë korrupsion për të blerë certifikatë vaksinimi është akoma më e tmerrshme. Kushdo duhet ta mendojë nga ana personale”, përfundoi Brataj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button