AKTUALITET

Skualifikohet Holanda e Norvegjia, kompania turke fiton tenderin dhe do prodhojë 5 anije patrulluese për Shqipërinë


Një kompani turke me bazë në Izmir është shpallur fituese e një tenderi rreth 3 milion dollarë për prodhimin e disa anijeve patrulluese për Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në garë kanë qenë edhe kompani nga Holanda, Norvegjia e Italia, por kompania turke “Gözüyılmaz Mühendislik” ka fituar pikët e plota dhe është shpallur fituese.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Puna ka nisur tashmë për prodhimin e një anije me materiale alumini rreth 15 metra të gjatë, si dhe katër anije me fibra xhami që do të përdoren për kontroll dhe patrullim.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ky tender u hap në kuadër të Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Aktualisht janë 5 anije. Këto janë të njëjtat me anijet patrulluese që përdoren aktualisht në Izmir, Antalya dhe Stamboll. Shqipëria është vendi ynë mik dhe vëlla. Na zgjodhën ne, sepse i besuan anijes, produktit që përdor policia turke. Planifikojmë që anijet të zbresin në det në muajin mars. Anijet do të sigurojnë gjithsej rreth 3 milionë dollarë hyrje valutore për vendin tonë”, tha zv.drejtori i përgjithshëm i kompanisë turke Özgür İnam.

Anijet pritet t’i dorëzohen në muajin mars të vitit të ardhshëm, Ministrisë së Brendshme Shqiptare në një ceremoni në Portin e Durrësit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button