POLITIKË

Socialistët dakord me propozimet e PD, Balla: Janë konkrete dhe i mirëpresim, 100% të hapur t’i diskutojmë


Socialistët duket se janë dakord me propozimet e Partisë Demokratike të depozituara sot në Kuvend, për ndryshimet kushtetuese që lidhen me reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Jemi 100% të hapur të diskutojmë të gjitha propozimet që vijnë nga PD “, tha Taulant Balla.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS nuk dha një përgjigje të detajuar sepse tha se nuk ishte njohur nga afër me propozimet e PD, por theksoi se i mirëpresin këto nisma dhe rikthimin e opozitës në rolin e saj aktiv në Kuvend.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Jemi 100% të hapur të diskutojmë të gjitha propozimet që vijnë nga PD. Propozimet përmbushin kushtet që parashikon Kushtetua dhe rregullorja e Kuvendit. Është hap i rëndësishëm që tashmë në Kuvend kemi një opozitë që ushtron mandatin e vetë me vendime konkrete.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ne nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. PS e ka shprehur prej ditës së parë gatishmërinë për të diskutuar çdo çështje, pa kushte. Kur propozimet të futen në procedurat parlamentare, ne do të kemi qëndrimet tona”, tha Balla.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button