AKTUALITETLAJMI FUNDIT

Sot, protestë kombëtare! Qytetarët do të kërkojnë uljen e çmimeve për produktet e shportës 


Shoqëria civile dhe qytetarët kanë njoftuar se do të mblidhen këtë të shtunë përpara kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërkohë që në terren do të ketë forca të shtuara policia për të ruajtur rendin. Marshimi do të nisë nga sheshi Skënderbej për t’u ndaluar para drejt kryeministrisë. Në rast të mosplotësimit të kërkesave, organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Gardës i është kërkuar të mbyllë hyrjen kryesore të kryeministrisë me dyer të blinduara. Zonë do të jenë të pranishëm rreth 500 efektivë dhe 160 anëtarë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Nuk do të mungojnë as mjetet ujë hedhëse, ndërkohë që policët janë paralajmëruar që të kenë pajisje anti gaz me vete.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Një ditë më parë, disa nga organizatorët e protestës paraqitën kërkesat që lidhen me heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e TVSH-së për produktet bazë të shportës. Si afat të fundit për plotësimin e tyre kanë lënë 19 marsin.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Masat nuk janë të mjaftueshme për përballimin e krizës. Nuk ka garanci që çmimet do të jenë të ulëta në vazhdimësi. Paketa për njerëzit në nevojë është minimale. Kërkesat tona  mbështeten ne tre shtylla kryesore: Ulje e barrës Fiskale, Hetim dhe mbikëqyrje për mirëfunksionim te tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat vulnerabël”, tha një nga organizatorët.

Prej disa ditësh në vend janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës ndërsa qeveria ka prezantuar paketën e Rezistencës Sociale për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button