POLITIKË

“Statuti më jep të drejtë”, Basha për çështjen e Berishës: S’kam ndërmend të shkrij PD-në sepse ai do ta bunkerizojë atë për interesat e tij


Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do ta shkrijë PD-në për interesat e Berishës pasi sipas tij ai kërkon të bunkerizojë partinë.

“Statuti më jep të drejtë të marr vendime”
– u shpreh Basha. Ai tha nder te tjera se nuk do te pranoje izolimin e partisë nga SHBA. Basha nënvizoi se nuk e ka parë të arsyeshme të reagojë ndaj spekullimeve të bëra dhe se nuk do të ketë votimj në asnjë forum të Partisë Demokratike për vendimet e SHBA-së.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndërkohe ne mbledhje deputeti Agron Gjekmarkaj tha se Berishizmi përfaqëson të kaluarën, duke shtuar se ish-kryeministri po përdor një gjuhë të vjetër dhe denigruese.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Debati

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Luan Baci: Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berishes, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu spo marrim pjese ne komisionet hetimore parlamentare.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Grida Duma– Bacit: Edhe pse te kam mik, dhe do te te kem, une nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.

Flutura Acka: Une shkoj ne takime ne Elbasan, dhe me pyesin: Je me Berishen apo me Bashen. Kjo eshte e pafalshme. Duhet ti bejme nje pyetje vetes te gjithe: A duhet berishizimi te rikthehet ne PD? Une mendoj se PD duhet ti kthehet ndryshimit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vokshi: Nuk jam dakord qe ketu te diskutohet per berishizmin, nese duhet te kthehet apo jo, sepse kete gje e vendos anetaresia.

Spaho: Amendamentet per ndryshimet kushtetuese s’mund te vine vetem per firme, pa u diskutuar. Ketu duhet te vendose Grupi Parlamnentar dhe Keshilli Kombetar.

Bardhi: Ketu ka nje grup juristesh qe kane pergatitur materialin. Jane pergatitur nga juristet e PD-se, dhe do te diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anetaret e PD-se). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndersa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Keshtu na i ke sjelle edhe ti keto materiale, vetem per firme.

Spaho: Kam bere shume gabim qe i kam sjelle keshtu.

Basha: Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve, genjeshtarve e shpifjeve të ulta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike dhe opinioni publik. 

E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e thjeshtë: nga përballje të opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë.

Ketë kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot i recitojnë të zemeruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre.

E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA.

Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve.

Gjekmarkaj: “Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? 

Me pështymë sikur ngjisim dy copa letra. Unë gjithë jetën e kam takuar tre herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të. Po po respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për Berishizmin! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo jo, Berishizmi si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! 

Related Articles

Back to top button