BOTA

Sulm i çmendur me hark dhe shigjeta në supermarket, disa të vdekur në Norvegji


Një sulm i çmendur me hark dhe shigjeta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një supermarket në Norvegji ku ka disa të vdekur.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Policia njoftoi një incident në qytetin Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo rreth orës 18:30 me kohën lokale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shefi Oeyvind Aas tha se një i dyshuar ishte kapur dhe dukej se kishte vepruar vetëm. Raportohet se i dyshuari ka lëvizur në të gjithë qytetin dhe autoritetet kanë rrethuar disa zona të mëdha.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mediat e huaja thonë se sulmuesi sulmoi nga brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda ne shtepi.

I dyshuari tani është dërguar në një stacion policie në qytetin Drammen, tha policia. Ende policia thotë se numri i viktimave është i paqartë, siç është motivi i sulmit. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet aty pranë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Dhjetëra automjete të urgjencës thuhet se janë në vendngjarje, përfshirë ambulanca, makina policie dhe helikopterë.

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Monica Maeland është informuar dhe po monitoron nga afër situatën, tha ministria në Twitter.

Related Articles

Back to top button