KOSOVA

Sulmohet me armë zjarri patrulla e policisë në veri të Kosovës 


Një patrullë e Policisë në veri të Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin. Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kujtojmë që kjo është e disa herë brenda pak ditësh që policia e Kosovës bie pre e sulmeve me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Related Articles

Back to top button