AKTUALITETARSIMILAJME

Tashmë është zyrtare, universitetet do të nisin mësimin në këtë datë


Ditën e djeshme në shumë medie lajmi se viti i ri akademik nuk do të niste më 11 tetor ashtu siç ishte parashikuar, por në një datë të dytë. MenjëherëViti i ri akademik nuk do të nisë më datë 11 tetor, siç ishte parashikuar, por është shtyrë me një javë. Universitetet do të nisin mësimin më datë 18 tetor.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar datën e re, duke u shprehur se ditët nga data 11-18 tetor do të shërbejnë për procesin e vaksinimit të studentëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si: ‘Java e vaksinimit masiv të studentëve’.
E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm.
Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë”, -ka thënë në deklaratën e saj ministrja Kushi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button