AKTUALITET

Të fshehur në çanta të zeza, zbulohet arsenal armësh në Qafë Botë


Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë kanë kryer kontrolle në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek, me qëllim goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Po ashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button