KOSOVA

“Të tronditur nga lajmi për sulmin me armë zjarri”, Albin Kurti: Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën të dashurit, shërim të shpejtë të plagosurve


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën pas sulmit me armë zjarri në drejtim të një autobuzi në Deçan.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai thotë se policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të hetuar këtë krim të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, shkruan Kurti.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button