AKTUALITET

Tension mes të arrestuarve dhe Dumanit në sallën e gjyqit, “zbërthehet” Besjan Xhixha: Nuredin Dumani tha se ka lidhje me ministra, deputetë dhe prokurorë (DËSHMIA) 


Në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon seanca për masat e sigurisë të të arrestuarve pas operacionit “Plumbi i Artë”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime për News 24 bëjnë me dije se në disa momente ka patur tension mes të arrestuarve dhe Nuredin Dumanit, pasi ky i fundit ka treguar gjithçka për ngjarjet më të bujshme kriminale të ndodhura vitet e fundit në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ndërkohë, në dëshminë e tij, i arrestuari Besjan Xhixha tha se Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button