POLITIKË

TENSIONOHET SITUATA brenda SELISË së PD, revolta e gruas nxit përplasjen e anëtarëve! SHPËRTHEJNË në brohoritje “Berisha! Basha!”


Tensionohet situata brenda selisë blu ku aktualisht po zhvillohen dy mbledhje shumë pak metra larg njëra-tjetrës, ajo e Lulzim Bashës me deputetët dhe Sali Berishës me grupin e rithemelimit të partisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Por një mbështetëse e Bashës është përplasur me disa anëtarë demokratë. Gruaja ka pretenduar se mbështetës të Berishës i kanë thënë “do të të tërheqim zvarrë”, ndërsa qëndronte te dera mbledhjes së Bashës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për disa çaste ajo ka thirrur e revoltuar, duke shkaktuar edhe përplasjen verbale të anëtarëve të cilët kanë shpërthyer në brohorima, njëri krah “Basha ik”, dhe nga ana tjetër dëgjohej të thirrej “Berisha! Berisha!”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Anëtari i PD, aktori Julian Deda ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mbështetësja e Bashës: Kush je ti? Jam grua unë! Nevojtore je. Unë erdha për punën time, nuk kam punë me ata. Për ça bën presion, arsyeja e presionit tat. Unë jam thjesht një anëtare e PD, përplasen njerëzit pse ke ardh këtu. Unë jam vetëm këtu. Se kam problem fare, do të tërheqim zvarrë? Le të vinë të më tërheqin zvarrë. Gjithë këta tropojanë me një femër.

Julian Deda: Po çke moj, hajde dalim bashkë andej. Hajde. Më dëgjo mua.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button