AKTUALITET

Tentuan të kalojnë 8 kg drogë drejt Malit të Zi, policia prangos një djalë dhe një vajzë nga Shkodra


Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një djalë dhe një vajzë, gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Malit të Zi me 8 kilogram kanabis sativa.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia thotë se droga u gjet e fshehur gjatë kontrollit, në gomën rezervë të automjetit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në pranga kanë rënë F. K, 28 vjeç banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i Policisë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndeve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtoi”, zhvilluar nga Sektori Kundër Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin lëndën narkotike në drejtim të malit të zi.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi, pas një pune të mirëorganizuar,  nga ana e Seksionit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në kuadër të  operacionit policor të koduar “Shtoi”, u bë kapja  dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. K, 28 vjeç  banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori Kundër Narkotikëve, se shtetasi F.K, po transportonte lëndë narkotike me automjetin e tij, në drejtim të PKK Hani i Hotit me qëllim trafikimin e saj, menjëherë është organizuar dhe koordinuar puna me Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe autoritetet doganore ku automjeti sëbashku me drejtuesin dhe pasagjeren sapo kanë hyrë në pikën e kalimit, janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit, Policia gjeti e sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë.

Materialet do ti kalojne Prokurise se Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëteshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Related Articles

Back to top button