KRONIKË

Terrorizohet familja e efektivit të Policisë, persona të paidentifikuar i shkojnë para shtëpisë në Kamëz dhe qëllojnë me armë (EMRI-FOTO)


Ilir Pica, efektiv i Policisë Rrugore ne Mat denoncon se është kërcënuar nga persona të paidentifikuar. Ai ka thënë në Polici se më datë 27 tetor 2021, disa persona kanë shkuar para shtëpisë së tij dhe kanë qëlluar me armë zjarri në oborr.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ngjarja ka terrorizuar familjen e efektivit të Rrugores, i cili ka bërë denoncim në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Familja e policit Ilir Pica jeton në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës” në Tiranë, ndërsa ai vet me shërbim është në Mat.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësohet se pavarësisht denoncimit që është bërë te “3-shi”, ndaj familjes së policit nuk është marrë asnjë masë për mbrojtje. Deri tani, edhe pse ka kaluar një javë, nga Policia e Tiranës nuk ka pasur njoftim zyrtar për rastin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button