RAJONI

Theu akullin me Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës, ndërron jetë në moshën 92 vjeçare ish presidenti grek


Ish-presidenti grek Karolos Papulias është ndarë sot nga jeta në moshën 92 vjeçare. Me një karierë të gjatë politike,Papulias ka shërbyer në disa poste të rëndësishme. Ai u zgjodh si deputet që prej vitit 1977 deri në 2004.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në vitet 1985-1989 ka shërbyer në postin e ministrit të jashtëm. Ai njihet si politikani i lartë grek që theu akullin e izolimit mes Shqipërisë komuniste dhe Greqisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në vitin 2005 ai u zgjodh president i Greqisë,post të cilin e mbajti deri në vitin 2015.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Papulias ishte një figurë e dashur për grekët ,çka u pasqyrua edhe dy votimet për zgjedhjen e tij në postin më të lartë të vendit me mbi 95% të votave të parlamentit helen.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Greqisë.

Përpos një lidhjeje personale me popullin shqiptar, ku siç ka deklaruar vetë, se ka pirë qumësht nga një nënë shqiptare në vitet 1923 -1924, Karolios Papulias është personaliteti dhe politikani që kontribuoi i pari për shkrirjen e akujve mes të dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Si ministër i jashtëm i Greqisë, Papulias ishte nismëtar për rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe hapjen e pikave të para të pikëkalimit kufitar në vitin 1985. I lindur fare afër kufirit shqiptaro-grek, në Voshtinë, Papulias më mirë se kushdo tjetër njihte dhe promovonte trashëgiminë e mrekullueshme të marëdhënieve mes të dy vendeve./T.CH

Related Articles

Back to top button