POLITIKË

“Ti më ndjek, por verifiko kasetat”, Rama i kthehet PD-së: Nga 2013 ju vazhdoni të njëjtën muzikë, bëni update ndonjëherë se s’shkon kështu


Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare ka folur për eurobondin të miratuar pak ditë më parë në Kuvend, duke theksuar se është brenda planifikimit të riuljes së borxhit pas ngritjes së tij të detyruar dhe të pashmangshme.  

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai iu drejtua deputetit Ervin Salianjit duke i thënë se në qeverisjen e PD është marrë me 12% eurobondi, ndërsa qeveria socialiste e ka marrë me 3.5 % interes në kohë pandemie.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Pjesë nga fjala e Ramës:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

E di sa e keni marrë ju eurobondin e fundit, me 12%. Jo, po verifikoje. Unë flas me përgjegjësi, jo me ato tabelat që vini ju këtu, me TIMS-in dhe bëni…Në kohë pandemie kemi marrë me 3.5 eurobondin e fundit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Punojmë vetëm me kalkulatorë, vlerësimi është I thjeshtë, këta kërkojnë likuiditet për të financuar borxhin e tyre. Kapaciteti shihet në shifra dhe dicka tjetër për profesorin, ju merrni borxh për interesa më të larta, për një lek borxh ne investojmë 1.69 dhe rrisim ekonominë. Nëse do ishte sic thoni ju, do falimentonim, do ishin interesat kushedi se ku.

Ju thoni edhe se 70% e shqiptarëve janë në varfëri ekstreme por shifrat nuk janë kështu, do reflektohej kudo. Hajt se po themi një shifër dhe nuk është cudi se kur shkoni te shqiptarët thonë se ju nuk e dini si janë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

E fundit, lidhur me borxhet, përsëri edhe ky Eurobond është brenda planifikimit të riuljes së borxhit në proces pas ngritjes së tij të dettyurar. Shikoni cfarë ka ndodhur dhe me vendet e tjera. Vende shumë më të fuqishme, SHBA sot po diskuton për krijimin e likuiditetit më të madh në histori. Pse e bëjnë? Sepse nuk është një kohë normale dhe pandemia është luftë.

Amerika ka federalizim që I pret dollarët, vendet e BE kanë fondin e përbashkët që I suporton dhe merrni e shikoni pak sa para kanë ardhur likuditet nga BE në buxhetin e tyre.

Po Shqipërisë nga I erdhi? Thuajuni njerëzve se është cështje incizimi, derisa pllaka nuk ndërrohet do përsërisni atë këngë. Ti më ndjek me vëmendje kshuqë verifiko kasetat. Që nga festivali I 2013 e njëjta muzikë, uploadoni muzikën se nuk shkon kështu.Faleminderit për vëmendjen dhe ndihmën e pakërkuar.

Related Articles

Back to top button