AKTUALITETEKONOMIRAJONI

Top Channel/ Një urë Shqipëri- Mali i zi, plani i Abazoviç: “70 km zëvendësohen me 10 sekonda”!

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic konfirmoi për një media shqiptare ndërtimin e një ure mes Ulqinit dhe Velipojës, një plan ambicjoz që duket se nuk ka për të mbetur vetëm në letër. Ky projekt mund ta lidhë Shqipërinë me vendin fqinj për vetëm disa minuta, duke e shkurtuar ndjeshëm udhëtimin nga Shkodra në Ulqin.

Abazovic shpjegoi se ura mund të jetë gati për dy vjet e gjysmë, dhe tha se këtë ide e ka diskutuar dhe me kreun e ekzekutivit shqiptar. “ Ajo që dy dy Kryeministrat po shohin është si të ndahen mjetet në buxhetin për vitin 2022. Është një urë 190 metra e gjatë me një projekt që shkon në 90 milionë euro dhe me mekanizëm hapjeje ku mund te kryhet lundrim. Nëse Buna do të bëhet e lundrueshme do të jetë super atraktive.

Marketing në FieriWeb

Urën keni për ta kaluar për 10 sekonda dhe zëvendëson 70km. Ju e dini qe ekziston autostrada e Adriatikut, por ky është një projekt i ri që ka lidhje me zonën e Ulqinit dhe Velipojën,’– ishte komenti i tij.

Marketing në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button