BOTALIFESTYLE & SHOWBIZ

Tragjedi në festival/ Reperi ndërron jetë pasi goditet me thikë (FOTOT)


 Reperi Drakeo the Ruler ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare, pasi u godit me thikë në prapaskenë në një festival në Los Angeles. Reperi i “Talk to Me” ishte planifikuar të performonte në festivalpara goditjes me thikë të së shtunës mbrëma.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të L.A., një burrë u transportua në një spital lokal në gjendje kritike, pasi u godit me thikë. Dy burime konfirmuan për “PEOPLE” se njeriu i transportuar nga festivali ishte Drakeo the Ruler. Fillimisht ishte raportuar se reperi ishte plagosur rëndë, më pas u mësua se ai ishte ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e sulmit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pak pas orës 22:00, të pranishmit u lajmëruan se festivali kishte përfunduar herët përpara se 50 Cent dhe Snoop Dogg të ishin në gjendje të performonin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Drakeo, përgjegjës për “Impatient Freestyle” dhe mixtape Cold Devil, u lirua në vitin 2019 nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasje pas vrasjes së një 24-vjeçari në vitin 2016, sipas “The Los Angeles Times”. Ai u lirua nga paraburgimi në nëntor të vitit 2020 pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”



Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button