AKTUALITET

Tragjedia e Gërdecit/ Dosja për Mediun rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë, ish-ministri i bën rekurs vendimit të apelit të GJKKO: Rigjykimi është antikushtetues


Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Më tej, mbrojtja Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë. Për mbrojtjen, ndjekja penale për  rastin është e parashkruar për shkak të 13 viteve nga ndodhja e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

4 ditë më parë, Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe  rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

SPAK pritet të kërkojë në GJKKO gjykimin e ish-ministrit dhe po ashtu edhe veprime hetimore shtesë. Hetimet për tragjedinë e 26 te vdekurve e qindra të plagosurve e një dëmi miliarda lekë, janë kryer nga 2008-2009, asokohe nga prokurori e Përgjithshme.

Ndërkohë Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button