AKTUALITETCOVID-19

Tragjike/ Covid i merr jetën 5 vjeçarit nga Saranda, u dërgua me helikopter në Tiranë dhe Turqi.


Një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Turqi, pasi ishte infektuar nga Covid-19. Mësohet se i mituri nga Saranda prej ditësh ishte infektuar nga virusi dhe orët e fundit është sjell në Tiranë me helikopter.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, mësohet se i mituri nuk ka mundur të jetojë dhe sot ka ndërruar jetë. Pritet që në vazhdim Ministria e Shëndetësisë të japë njoftim zyrtar për rastin tragjik të të miturit që ka ndërruar jetë nga Covid.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësohet se i mituri ishte infektuar prej 8 ditësh dhe qëndronte i shtruar në spitalin e Sarandës, mirëpo kur gjendja është përkeqësuar ai është nisur me helikopter drejt Tiranës. Më pas, është vendosur që ai të dërgohej për kurim të specializuar në Turqi, nga ku mëngjesin e sotëm ka ardhur lajmi i trishtë se ai ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button