AKTUALITET

Tre italianë, një zviceran dhe shqiptari Rezart Taçi, SPAK zbardh skemën e pastrimit të parave, bllokon 18 milionë euro, u dërguan në BANKË


Ish-bosi i kompanisë së naftës “ARMO”, Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, pas një operacioni financiar ku janë sekuestruar më shumë se 18 milionë euro. Këto para janë bllokuar nga SPAK pasi do të pastroheshin në një bankë të nivelit të dytë në vendin tonë, dhe më pas në shtete të tjera.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Në pranga kanë rënë dy njerëzit e besuar të Rezart Taçitnë Shqipëri, të cilët edhe sipas Prokurorisë Speciale janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”. Të arrestuar janë Artur Balla, i cili ka dhe lidhje familjare me Taçin, dhe bodigardi i tij, Bledar Lilo.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nërkohë, të përfshirë në këtë skemë të madhe mashtrimi janë edhe tre italian dhe një zviceran.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Një prej të arrestuarëve në Itali, është biznesmeni 90 vjeçar nga Palermo, Francesco Zummo. Emri i tij nuk ishte i panjohur për drejtësinë pasi edhe në të kaluarën ka qenë i dyshuar për implikime në skemën e pastrimit të parave. Në vitin 2001, pas një operacioni u sekuestrua pasuri me vlerë rreth 150 mln euro. Dyshohet se personat e implikuar asokohe, mes së cilëve dhe Zummo, pastronin para për “Costra Nostran”.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, i cili është vëllai i një magjistrati në Palermo. Ai dyshohet se ka vendosur më shumë se 18 milioën euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi. Kundrejt përfitimit në përqindje ai është ndihmuar nga Rezart Taçi.  

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar R.T., i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin Artur Balla dhe shtetasin Bledar Lilo.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

–          Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.  

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Related Articles

Back to top button