POLITIKË

“Tre mandate duhet t’i kishim marrë vetë ne”, Rama shkrin degën e PS-së në Shkodër: Do riorganizohemi nga zero


Në shtator të këtij viti në media qarkulloi lajmi se një debat i ashpër ka ndodhur gjatë mbledhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri me strukturat e Shkodrës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në këtë mbledhje, socialistët e Shkodrës janë ankuar se 50% e punësimeve në qarkun Shkodër i cakton aleati Tom Doshi, gjë e cila kishte shkaktuar pakënaqësi për socialistët e Shkodrës që e duan ‘tortën’ të gjithën për vete.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

I pyetur pak pas mbledhjes ku pati debate të ashpra mes socialistëve, Kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se Tom Doshi është përjashtuar nga PS.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërsa mbrëmjen e sotme, ka shkuar në Shkodër vetë Kryeminikstri Edi Rama, mesa duket për të marrë situatën në dorë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mësohet se Kryeministri Edi Rama në takimin që ka pasur me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër, ka vendosur të ‘shkrijë’ këtë strukturë.

Mësohet se takimi kishte për qëllim analizën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe riorganizimin e PS. Siç është shprehur vetë kryeministri, PS në Shkodër do të ketë një riorganizim nga zero, “në përpjekje për të rregulluar gabimet e shkuarës duke synuar një rikthim dinjitoz siç i ka hije partisë politike më të madhe në vend.”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërsa bënte analizën e “25 Prillit” mësohet se kreu i PS është shprehur se rezultatet në qytet ishin të pafalshme dhe zhgënjyese. Ai nënkuptoi se nuk është punuar në nivel të kënaqshëm ndërsa u shpreh se “vetëm me lulen simbol të PS do të ishin fituar 3 deputetë, pra tre mandate.”Rama bëri të ditur se të gjitha organizatat humbëse do të zëvendësohen nga njerëz të rinj. Pas fjalës së kryesocialistit të pakta kanë qenë diskutimet.

Related Articles

Back to top button