AKTUALITET

Tregtimi i akulloreve me OKSID ETILENI, kallëzohet në SPAK drejtori i përgjithshëm i AKU-së.


Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi është kallëzuar në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Skënderi është kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai akuzohet për mosveprim në lidhje me tregtimin e akullores në vendin tonë, me përmbajtje të oksidit të etilenit, një substancë e paautorizuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i KLSH:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke marrë shkas nga problematika e trajtuar në disa media, për t’iu përgjigjur ndjeshmërisë së publikut dhe informimit të tij për çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore, ushtroi jashtë programit vjetor të miratuar, auditimin tematik në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me objekt:

“Mbi procedurën e ndjekur nga DPAKU nga marrja e njoftimit nëpërmjet sistemit RASFF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) për përdorimin e paautorizuar të substancës “oksid etileni” në prodhimin e produktit “Akullore” (importuar dhe tregtuar në tregun shqiptar), deri në inspektimin, bllokimin, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e saj”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga auditimi i ushtruar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mosveprime të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilat janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit të drejtuar prej tij. Për mosveprimet e Drejtorit të DPAKU, KLSH ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button