KRONIKËLAJMI FUNDIT

Tritoli i lidhur me celular, detaje nga atentati në Vlorë, autorët e ndoqën 33-vjeçarin për 12 orë, shoqërohen në polici 20 persona


Detaje te reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Vlorë, ku iu bë atentat me eksploziv Endrit Sadedini, 33 vjeç.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

33-vjeçari u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar 20 persona, të cilët mund të kenë parë ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Dyshohet se viktima para se t’i bëhej atentati prej 12 orësh ka qenë në vëzhgim nga autorët. Në garazhi e 33-vjeçarit ishte vendosur 500 gram tritol, që kur ai kaloi pranë shpërtheu, duke i lënë dëmtime të mëdha tek gjymtyrët e poshtëm.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Tritoli i vendosur ishte i lidhur me një pajisje celular, nga ku mori edhe komandën për shpërthimin. Dyshohet se autorët kanë qëndruar në një mjet dhe si duket kanë pritur momentin e “duhur”, për të bërë edhe shpërthimin.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Burime për media bëjnë me dije se Endrit Sadedini, mund t’i ndruhej ndonjë atentati pasi qarkullonte me makinë të blinduar.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkaqet si dhe identifikimin e autorëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button