BOTAKRONIKË

Tronditet Italia: Babai vret 10 vjeçarin shqiptar, me nënën e tij ishin të divorcuar


Një djalë 10 vjeçar është vrarë nga babai i tij në Itali. Ngjarja ka tronditur vendin fqinj, ndërsa mediat kanë publikuar fotot e autorit dhe vogëlushit të vrarë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Karabinierët kanë arrestuar babanë Mirko Tonkov, 44 vjeç nga Polonia, i cili ishte martuar vite më parë me një grua nga Shqipëria. Nga kjo martesë kishte lindur dhe djali Matias, por gjërat më vonë nuk kishin shkuar mirë dhe çifti ishte divorcuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Burri polak është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe po mbahet në paraburgim. 44 vjeçari mësohet se e ka goditur me thikë në qafë djalin e tij Matias, kur kanë qenë vetëm në shtëpi, para se nëna e tyre të shkonte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vetrallas, Itali.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Karabinierët kanë shkuar në zonë për shkak të alarmit për rrjedhje gazi nga shtëpia, kur gjetën trupin e pajetë të fëmijës dhe gruan shqiptare të tronditur. Në banesë, në një dhomë tjetër, ndodhej edhe Tonkovi në gjendje të pavetëdijshme.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sipas asaj që u zbulua më vonë nga Policia, 44 vjeçari pozitiv me Covid-19 , ishte shtruar në një spital në Romë. Dje në mëngjes ai do të ishte larguar për të arritur në Vetralla. Burri polak ëhstë parë në mëngjes në një gjendje konfuze, para shkollës ku fëmija ndiqte klasën e pestë dhe më pas shkoi në shtëpinë ku jetonte gruaja me djalin e saj.

Vrasësi i dyshuar kishte ndalim afrimi me familjen nga Gjykata, pas kallëzimit për dhunë nga ish-bashkëshortja, nga e cila ende nuk ishte ndarë ligjërisht.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button