AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

U kapën me 45.5 kg heroinë në kamion, lihet në burg shoferi dhe pronari. Ja si tentuan të kalonin drogën në kontrollin doganor


Gjykata e Durrësit la në burg pronarin dhe shoferin e kamionit ku u sekuestruan 45,5 kg heroinë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Arrestimi i pronarit të kompanisë së transportit Arian Çerma, 45 vjeç dhe shoferit të kamionit Olgert Duda, 36 vjeç u vleftësua i ligjshëm nga gjykata e cila caktoi masën e sigurisë arrest në burg pa afat për të dy.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Nga hetimet e kryera rezulton se për të kaluar drogën pa u vënë re nga autoritetet e kontrollit doganor e kufitar, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur skemën e zëvendësimit të kokës së kamionit, gjoja për shkak të defekti, pasi i tërë kamioni kishte kaluar më parë kontrollin e skanerit. Në kokën zëvendësuese të kamionit fshihej dhe sasia e drogës e përgatitur për t’u trafikuar me traget drejt Italisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dy të arrestuarit kanë mohuar të kenë dijeni mbi sasinë e drogës që u gjet në kabinën e kamionit e ndarë në 43 pako të mbështjella me natriban.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pakot ishin me shenja duke çuar grupin hetimor në bindjen se ato ishin të destinuara për tre marrës të ndryshëm. Një pjesë e pakove ishin shënuar me shiritin e zi, disa me kryq të bardhë, dhe të tjerat kishin mbishkrimin “banane”.

Ndër vite porti i Durrësit është përdorur si një portë kalimi për drogat e forta dhe kanabisin. Kohët e fundit janë goditur disa raste të trafikut të kokainës që vinte nga Ekuadori përmes kontejnerëve me banane të kompanisë “Alba exotic fruit”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button