BOTA

U kapën me heroinë në valixhe, arrestohen tre shqiptarët në Itali, si tentuan t’i shmangen policisë


Policia italiane i ka arrestuar tre shqiptarëve, të cilëve iu gjetën tre kilogramë heroinë të fshehura në një makinë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas mediave italiane mësohet se operacioni u drejtua nga shërbimi i organizuar nga Komisioneri i Policisë së Crotone Marco Giambra që synonte parandalimin dhe shtypjen e veprave penale të drogës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Tre shqiptarët, të cilët po udhëtonin me një makinë, u panë duke lëvizur përgjatë rrugës shtetërore 106 Jonica me shpejtësi të madhe në zonën e Crotone.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Disa patrulla policie në detyrë në zonë janë nisur menjëherë në ndjekje të mjetit i cili ka vazhduar deri në hyrjen veriore të qytetit, ku agjentët kanë mundur të ndalojnë makinën dhe të kontrollojnë pasagjerët.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Tre shtetasit shqiptarë, të bllokuar, u kontrolluan dhe iu gjetën 3 kilogramë heroinë të ndarë në doza të vogla.

Më pas ata u shpallën të arrestuar dhe më pas u dërguan në burgun Catanzaro.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button