AKTUALITET

U mbajtën për 5 orë në polici, fëmija i naftëtarit: Po minohet demokracia?! Babi kërkon lekët që i ka fituar me punë të ndershme!


Si një fëmijë naftëtari, që dëshiron të jetojë, arsimohet dhe punojë në Shqipëri përveç se qenka e pamundur por më duket sikur të drejtat e të gjithëve po shkelen në mënyrë flagrante.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”


Sot policia dha këtë njoftim duke proceduar penalisht naftëtarët, ata njerëz të vuajtur, punëtorë dhe që po u mohoen të drejtat Kushtetuese. Vetëm për një veprim, me të cilin donin të kërkonin të drejtat e tyre, sot do t’ju kushtojë gjatë, përballjen me drejtësinë e njëanshme shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Uzina do të demontohet dhe kjo po bëhet fakt dita-ditës. Naftëtarëve po u mohohet e drejta që ta “garanton” neni 22 pika 1 dhe 47 i Kushtetutës.
Ata kanë fituar një gjyq për disa rroga që nuk i morën dot kurrë por problemi mbetet pse nuk u ekzekutua ky vendim Gjykate.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Sot nëse ti proteston, nëse ngre zërin dhe nëse kërkon të drejtat e tua përfundon në Burg. A po minohet demokracia?! Sot unë mbështes fuqishëm naftëtarët në çdo veprim që bëjnë sepse nuk kërkojnë gjë tjetër, veç lekët e fituara në rrugë ligjore dhe punë ndërsa me bindje them se presioni për t’u larguar nga protestat me anë të policisë nuk do të funksionojë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

SHKRIMI NGA NXENES I QYTETIT MALLAKASTER, FEMIJE I NJE NAFTETARI

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button