AKTUALITETLAJMI FUNDIT

U rrah për vdekje nga një bandë kriminale, arrestohet autori i vrasjes së 20- vjeçarit shqiptar në Zvicër


Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar Ardit Nikçi në Zvicër. I riu me origjinë nga Kosova vdiq në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë, gurë dhe një çekan, raporton Blick. Arsyeja e kësaj vrasje mendohet se ishte për një sistem ventilimi dhe për para. Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet të jetë përgjegjës për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Ne shumë shpejt identifikuam dhe arrestuam të gjithë të dyshuarit,” konfirmon Simon Kopp nga zyra e prokurorit publik në Luzern. “Tëarrestuarit janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee. Si ka ndodhur akti në fakt dhe kush e ka viktimën në ndërgjegje tani po rindërtohet hap pas hapi,” shtoi ai.  Në paraburgim janë shtatë persona. Në mesin e personave që janë në paraburgim janë pesë sirianë, një zviceran dhe një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kopp nuk zbuloi nëse të dyshuarit që gjenden në paraburgim kanë pranuar krimin apo janë mbrojtur në heshtje, transmeton Reporteri.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button