AKTUALITETKRONIKË

“U rrëzua nga mbipesha, piloti me origjinë nga Bosnja”, zbulohen detaje të reja nga avioni i rrëzuar në Vermosh


Kanë dalë detaje të tjera të avionit privat që u rrëzua ditën e sotme në Vermosh të Malësisë së Madhe pranë kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas burimeve piloti është me origjinë nga Bosnja dhe kur avioni shfaqi probleme ai është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të mbipeshës, pasi ky mjet fluturimi i vogël nuk mund të mbajë ngarkesë mbi 200 kg. Pas uljes së detyruar të avionit piloti dhe pasagjeri kanë tentuar që ta ngrenë sërish në fluturim avionin por nuk ia kanë dalë. Ndërkohë që raportohet se një fouristradë pa targa erdhi dhe i mori dy personat të cilët braktisën avionin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjithashtu “Zëri i Amerikës” shkruan se avioni ka hyrë në Shqipëri përmes Malit të Zi, ndërsa deri në këto momente nuk dihet identiteti as vendndodhja e pilotit që u arratis nga vendi i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Lajmi i plotë nga VOA:
Një avion i përmasave të vogla është rrëzuar paraditen e së hënës në rrethana ende të paqarta,në Vermosh të Malësisë së Madhe pranë kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se avioni ka hyrë në hapësirën ajrore të Shqipërisë përmes Malit të Zi dhe se në të gjendeshin dy persona, të cilët nuk kanë pësuar lëndime serioze gjatë rrëzimit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Avioni ka tentuar disa herë të ringrihet në fluturim, por nuk ka arritur për shkak të dëmtimeve. Po sipas këtyre burimeve, dy personat, që gjendeshin në avion, janë larguar nga vendi i rrëzimit me një makinë foristadë, që ka ardhur për t’i marrë ata. Deri tani nuk dihet identiteti dhe as vendndodhja e tyre. Policia e Shkodrës bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar, se është njofuar për rrëzimin e avionit në orën 12 e 30 minuta dhe se forca të policisë vendore dhe asaj të kufirit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Për shkak të mungesës së shenjave identifikuese të avionit dhe largimit nga vend i ngjarjes të personave që gjendeshin në të, dyshimet e para lidhen me një tentative për trafikim të bimëve narkotike përmes ajrit. Vendi ku është rrëzuar avioni është fare pranë kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi dhe, në këtë zonë, ka pak lëvizje të mjeteve dhe banorëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button