AKTUALITET

“Uji teknologjik me përmbajtje nafte”, banorët në Fier: Ky është skandal, këto derdhje bëhen nga Albpetroli dhe kompanitë e tjera


Vijon të jetë shqetësuese ndotja e mjedisit nga derdhjet e hidrokarbureve në zonat naftëmbajtëse. Këto derdhje bëhen nga kompanitë që operojnë në këto zona si Albpetroli, Bankers, Terra Oil, Swiss oil dhe kompani nënkontraktore të përpunimit të naftës. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ditën e sotme gjatë mbikëqyrjes së bërë në puset e naftës, vihet re se derdhjet e bëra pa kriter po kthehen në shqetësim për zhdukjen e florës dhe faunës.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Reshjet e shiut kane nxjerrë në pah shkarkimet në qytet ku bashkë me ambientalistin Qani Rredhi dhe vëzhguesin Sajmir Dine kemi vëzhguar nga afër derdhjet në fshatin Kuqar të bashkisë Patos.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ambientalisti, Qani Rredhi:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në raste reshjesh abuzohet nga ndotësit e Albpetrolit përgjithësisht por këtu kemi të bëjmë në këtë rast me një ujë teknologjik që del nga nëntoka dhe duhet të trajtohet jo të rrijë kështu lirë sepse del me mbetje nafte. Ky ujë mund të shkojë deri në det. Është e disata herë që bëjmë kërkesë ndaj Alpetrol. Ky ujë që derdhet këtu është një skandal i vërtetë. Ndaj i bëj thirrje Albpetrolit apo ministrisë që të ndalojnë këtë katrahurë. Kjo është një katastrofë e rëndë mjedisore.

Por ky krim mjedisor edhe pse eshte denoncuar heshtja institucionale vijon ende. Keto puse ndodhen mes bimesise se ullinjve te fermereve te zones ku era mbytese shperndahet si re mes bimesise ,ajrit dhe mjedisit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Banori: Ne do vazhdojmë të ngrejmë zërin vazhdimisht. Këtu ka shumë pemë ulliri të cilat dëmtohen më së shumti nga kjo ndotje mjedisore.

Përballë këtyre fakteve denoncuese jo vetem nga ambientalistet por edhe nga banoret e zones askush nuk reagon per masa pezulluese te firmave operuese te naftes. Apeli shkon per te gjitha institucionet lokale, vendore e qendrore pasi nuk mund te heshtet para ketij krimi mjedisor qe prek qarkun Fier e gjithe vijen bregdetare Adriatik.

Related Articles

Back to top button