BOTAKURIOZITETE

Vajza 8-vjeçare më e shëndoshë në botë, mahnit me rikthimin në peshën normale duke humbur 75% të kilogramëve (fotot)


Ajo që njihej më parë në SHBA si ‘vajza më e shëndoshë e botës ‘që kur hipte në peshore kalonte 150 kg, tashmë nuk njihet më pas humbjes së 75 përqind të peshës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

8-vjeçarja Jessica Gaude ishte aq obese sa që këmbët e saj nuk mund të përballonin peshën e trupit prandaj ajo mund të zhvendosej vetmë duke u rrotulluar në dysheme.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nëna e saj Carolyn, nga shteti i Tennessee, akumulonte ushqime në shtëpi  për të bijën e cila donte të hante çdo dy orë ose përndryshme zemërohej e ulërinte derisa të kishte ushqimin që donte.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Por zakonet e ngrënies së Jessica vunë në rrezik jetën e saj dhe kur nisën problemet e frymëmarrjes ajo u dërgua në spitalin e fëmijëve në Tennessee në gjendje të rëndë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Të gjithë prindërit bëjnë gabime, nuk ka prindër të përkryer,” thotë Carolyn. “Por gabimet e mia mund t’i kishin kushtuar jetën fëmijës tim, jam në faj për këtë”.

Me ndihmën e shërbimeve sociale vendore Jessica u transferua nqë nje klinikë obesiteti ku u vendos në një regjim të rreptë dietik dhe ushtrimesh fizike.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Falë terapisë së përkushtuar ajo arriti të humbasë 145 kg pa ndërhyrje kirurgjike.

“Jam shumë krenare për të,” thotë Carolyn.

Por Jessica sërish duhet të operohet për të hequr rreth 10 kg lëkurë të tepërt tashmë dhe sërish duhet të luftojë nxitjen për të ngrënë ushqime të këqija ose pa regjim të kontrolluar.

Për të ndihmuar me humbjen në peshë të Jessica, Carolyn ka nisur edhe vetë një kurs prindërimi sipas rekomandimit te autoriteteve, dhe tani mes te tjerash monitoron nga afër dietën e të bijës.

Tashmë ushqimet që familja blen në dyqane kanë kalori sa më të ulët dhe e bija kryen terapi fizike pesë herë në javë.

Por megjthë humbjen në peshë ajo ka ende vështirësi pasi pesha e mëparshme ka dëmtuar këmbët e saj të cilat duhet të rifitojnë formën e dikurshme me anë të terapisë.

Related Articles

Back to top button