COVID-19MJEKSIA

Varianti Omicron, Alimehmeti në ‘Repolitix’: Po dominon, infektimi i pashmangshëm! Origjina nga minjtë


Shifrat e larta të infektimeve nga COVID-19 ditët e fundit në vendin tonë kanë ngritur “alarmin”, por epidemiologu Ilir Alimehmeti për Report Tv tregoi se pavarësisht se Omicron ka “pushtuar” Shqipërinë, me rëndësi ka numri i të shtruarve në spital dhe ai është i ulët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Omiron ka hyrë në vendin tonë, nuk mund të themi sa % rasteve janë Omicron dhe sa delta, por atë që ka bërë në Evropën perëndimore do ta bëjë edhe në atë lindoren. Kjo ka filluar që në dhjetor. Omicron po dominon, nuk ka diskutim. Shifra më e rëndësishme, ka qenë dhe mbeten ajo spitalore, ne ajo na intereson, numri i të shtruarve, tani është 107.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Doktori i ftuar në “Repolitix” tha se infektimi me Omicron do të bëhet i pashmangshëm në javët në vazhdim për shkak të transmetueshmërisë së lartë që ka. Ai shtoi se me rëndësi është fakti që ka një rrezik më të ulët në krahasim me variantet e tjera.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ky virus është thuajse i pashmangshëm. E zorshme të ruhemi. Me këtë variant, nuk bllokojmë dot transmetueshmërisë. Fatmirësisht është më pak i rëndë dhe më pak vdekjeprurës. Është një virus që po transmetohet kudo, por flasim për një virus që i ngjason më shumë gripin dhe risku për në spital është më i ulët”, u shpreh ai.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Doktori saktësoi se përveç testit, nuk asnjë mënyrë tjetër për të dalluar virozat stinore nga varianti Omicron.

Përveç testit nuk kuptohet ndryshe. Të gjitha simptomat ngjajnë shumë me virozat. Ka temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe gryke. Omicron hynë te njeriu dhe jep direkt efektet.”, u shpreh ai.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në fund të emisionit, Alimehmeti dha një mesazh pozitiv, se pandemia është në xhiron e fundit të maratonës dhe se pranvera do të na gjejë jashtë fazës akute, pasi shumica do të jenë ekspozuar ndaj Omicron

Po shkojmë drejt fundit të pandemisë. Virusi nuk zhduket do të vijojë, por fazës akute të pandemisë, duket se po i vjen fundit. Nuk është një sprint është një maratonë. Unë do të shtoja se këto janë xhirot e fundit të maratonës. Ky variant do të gjej çdo xhep që nuk ka infektuar më parë. Pranvera ndoshta do të na gjejë, jashtë fazës akute, pasi shumica dërrmuese do të jenë ekspozuar ndaj tij.”, tha ai.

Ndërkohë që doktori për herë të parë tregoi se nga studimet e fundit flitet se Omicron e ka origjinën e ka nga minjtë dhe ka kaluar nga ata tek njeriu./ReportTv

Related Articles

Back to top button