AKTUALITET

Vendimi i Gledis Nanos: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve, për punën jashtë orarit


Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t’u kompensohet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë të papaguara përgjatë viteve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Po si do paguhen ata?

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas Report TV, paratë për orët shtesë do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pas faturës finale, pritet që të nisë kompesimi financiar. Kompensimi i efektivëve pritet të përfundojë brenda vitit, sipas kodit të punës.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që vendimet e para të drejtorëve të policisë, konsistonin në ndryshim strukturash dhe ekipesh, Nano ka marrë një vendim që iu vjen në ndihmë efektivëve të thjeshtë/

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button