AKTUALITETEKONOMI

“Vendosja e akcizës për gazin, falimenton fabrikat e përpunimit të qumështit”, Donjaldo Hoxha flet për paketën e re fiskale: Qeveria t’i japë fermerit 10 lekë/litër subvencion


Donjaldo Hoxha, drejtori ekzekutiv i shoqatës së industria e përpunimit të qumështit, duke folur për “Fax Neës” ka deklaruar se paketa e re fiskale e çon këtë sektor drejt falimentit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Hoxha thotë se vendosja e akcizës së gazit prek 100% fabrikat e përpunimit të qumështit duke rritur 30-40% kostot e këtij produkti.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Gjithashtu Hoxha ka propozuar që qeveria të ofrojë subvencion 10 lekë për cdo litër qumësht në mënyrë që të nxisë rritjen e prodhimit vendas dhe ta bëjë më të konkurushëm me vendet e rajonit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Paketa e re fiskale jo vetëm nuk na ndihmon por na vështirëson më shumë aktivitetin dhe na bëj jo konkurrues në përditshmërinë tonë. Kemi mbi dy javë që kemi bërë kërkesat tona publike dhe kemi njoftuar qeverinë, komisionet parlamentare për situatën e vështirë që ndodhet fermeri shqiptar dhe industria e përpunimit të qumështit. Një nga elementët e paketës së re është vendosja e akcize për gazin, deri tani përpunuesit kanë qenë të përjashtuar nga kjo akcizë ndërkohë që nga 1 janari i 2022 kjo industri do të paguajë edhe akcizën e gazit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sektorin tonë e prek 100% sepse të gjitha fabrikat e përpunimit të qumështit kanë kaldaja të cilat bëjnë të mundur procese të ndryshme teknologjike. Të gjithë kanë investuar që të gjitha pasijet të punojnë me këtë lëndë dhe asnjëherë nuk ishte menduar që të vendosej nja akciza aq më tepër në vlerë fikse e cila pas një moment gazi do të bjerë më shumë dhe do të ndodhë që akciza do të jetë 50% e kostos për blerjen e lëndës së gazit. Cdo fabrikë ka kaldajat e vete që bën procese teknologjike për produktin dhe ajo janë me gas, dhe kostot janë 30-40% më të larta sesa ne ishim para vendosjes së kësaj takse.

Ndërhyrje në paketë 10 lekë kg për qumështin pluhur? Për industrinë e përpunimit të qumështeti vendosja e taksë nuk është problem majde mund ta dyfishojnë për sa kohë i vendoset taksë cdo produkti nga importi që ka bazë dhe prodhohet me qumësht pluhur. Ajo që kemi kërkuar ne ëhstë të krijohet një mjedis konkurrues për të gjithë dhe të stimulohet mbi të gjithë produkti vendas, është e rëndësishme që gjitha fabrikat kanë fokus kanë fermerin shqiptar dhe produktin e freskët nga fermeri shqiptar. Të gjitha produktet që ne prodhojmë qumështi, kosi, djathi i bardhë , djathi kaçkavall, gjiza prodhohen vetëm me qumësht të freskët.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Importi i qumështi nga Rajoni? “nëse do të formalizojmë gjithë sektorin do të rritim bazën e tatueshme që do të krijojë mundësi që qeveria shqiptare do të gjejë të ardhura për të nxitur akoma më tej prodhimin e fermave shqiptare. Fermeri shqiptar ëhstë më pak i mbështetur në rajon, ndaj ne kemi kërkuar që cdo fermë që prodhon qumësh lope, dele, dhie të subvencionohet direkt me 10 lek për litër. Pra për cdo fermer shqiptar me nipt fermeri që e dorëzon këtë qumësht në fabrika përpunimi të përfitojë 10 lekë subvencion. Në këtë mënyrë do të bëhet i mundur që ky sektor të kalonte situatën e vështirë që është duke hasur dhe do të bënim të mundur që ta mbanin në këmbë këtë sektor dhe nga viti në vit të mendonin për ta zhvilluar dhe për ta rritur më tej. Ky sektor po mendon për mbijetesën, 10 lekëshi për litër është domosdoshmëri, nuk është një masë që mund të diskutohet, qeveria të vendosë kushte të barabarta me vendet e tjera të rajonit.

Related Articles

Back to top button