FIERI YNË TVKRONIKË

VIDEO/ 100 automjete me targa të huaja janë shpallur alert nga Policia Rrugore e Fierit pasi janë kostatuar nga radarët automatikë me shpejtësi mbi normat e lejuara.


Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia Rrugore e Fierit intensifikon kontrollet duke përdoror radarë automatikë, mjete të paloguara, patrulla me punonjës të Policisë rrugore në lëvizje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si rezultat, 100 automjete me targa të huaja janë shpallur alert nga Policia Rrugore e Fierit pasi janë kostatuar nga radarët automatikë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia Rrugore e Fierit i ka përcjellë të gjitha pikave të kalimit të kontrollit kufitar listën me targat e automjetetve me qëllim pengimin e tyre për të mos vijuar lëvizjen më tej pa mbaruar veprimet me Policinë Rrugore për shkeljen e konstatuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pas “Njoftimit në Kufi” lidhur me 100 mjete të shpallura “Alert” për shpejtësi tej normave të lejuara, matur nga aparatura Radar ComLazer, në PKK Morinë, në Portin e Vlorës, në pikën e kalimit Kufitar Tushemishtë, janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 mjete, të cilat pas likujdimit të masave administrative, u lejuan të vazhdojnë udhëtimin.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi do përballen me radarë, policë rrugorë, e çdo shkelje e kryer nga ana e tyre do përkthet në masë administrative pas filmimeve të kryera nga mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion për të përmbushur detyrën, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button