BOTARAJONIVIDEO

VIDEO/ E gënjeu sikur po i jepte peshk, shqiptari arrestohet pasi shkelmoi macen duke e hedhur në det 


Për fat të keq shqiptarët shpesh bëhen protagonistë në vendet e tjera për “budallallëkun” e tyre. Kur këto budallallëqe filmohen edhe nga kamerat, ngjarja i kalon kufijtë e turpit. E në fakt shqiptari i rradhës që ka bërë një budallallëk të tillë, është arrestuar nga policia.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Episodi mjaft i çuditshëm për një mendje normale, ka ndodhur në Greqi. Një i ri shqiptar i ulur në një tavernë greke buzë detit, ka gënjyer një mace duke bërë sikur do ta ushqente me peshk dhe sapo ajo është afruar ai i ka vënë shkelmin dhe e ka hdhur në det.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Momenti u filmua nga klientët e tjerë dhe video u bë virale. Është i kuptueshëm ndërkaq indinjimi i madh i publikut grek i cili e dënoi ashpër veprimin. Ndërkaq “trimi” shqiptar që u tall me macen, përfundoi pas hekurave.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas ligjeve të shtetit fqinj, dhuna ndaj kafshëve dënohet me gjobë deri në 50,000 euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button