BOTATEKNOLOGJI

VIDEO/ E projektuar nga një djal nga Vlora, Joe Biden teston një Hummer elektrik


Presidenti Amerikan Joe Biden, prej kohësh po promovon makinat elektrike që po prodhohen nga fabrikat e tre kompanive të mëdha të SHBA në Detroit. Fabrika që kanë kaluar vështirësi të mëdha, që ndikoi më pas në një papunësi galopante dhe trazira sociale e ekonomike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një plan gjigand investimesh prej 1.3 trilion dollarë, Biden ka planifikuar edhe mbështetje për klimën, ku gjithashtu ka vendosur çështjen e makinave elektrike.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Presidenti amerikan ishte në fabrikën e General Motors, ku dhe ngau një Hummer elektrik, duke e promovuar në faqet e tij si një makinë e së ardhmes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këtë seri makinash elektrike të GM-së, e ka projektuar një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit bën pjesë një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

I ndodhur prej kohësh në SHBA, ai është pjesë e një familje të njohur qytetare dhe intelektuale të Vlorës.

Pak vite më parë, vëllai i tij, Tanush Shaska, një akademik mjaft i njohur në SHBA u rikthye në qytetin e tij, ku mori drejtimin e Universitetit “Ismail Qemali”, me idenë për ta kthyer një qendër perëndimore arsimi, por nuk e lanë, pasi ai parashikonte që mediokrit të mos kenë punë në marrjen e titujve apo në dhënien e leksioneve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button