AKTUALITETVIDEO

VIDEO – EMRI/ Policia procedon penalisht dhe gjobit me 1.5 milionë lekë 35 vjeçarin nga Tirana, organizoi gara dhe pengoi qarkullimin e mjeteve


Ervis Kosova, 35 vjeçari nga Tirana është proceduar penalisht nga policia dhe është dënuar me 1.5 milionë lekë të vjetra gjobë, pasi ka organizuar gara me makina në aksin Lezhë – Mamurras, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Video e garës është publikuar në rrjetet sociale dhe policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve, Ervis Kosovës, ndërkohëq ë po pun ohet për identifikimin e shoferit tjetër.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi Kosovës, i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Lezhë

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button