KRONIKËVIDEO

VIDEO/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 20-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Lushnje, pritet ekstradimi drejt Anglisë (EMRI)


Një 20-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në pranga ka rënë Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i policisë së Lushnjës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit:

Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button