KRONIKËVIDEO

(VIDEO) Makina me pajisjen inteligjente bëhet burim aksidenti, shihni si shkel vetë ligjin dhe parakalon në vizë të pandërprerë


Pak muaj më parë, Policia e Shtetit shqiptar dhe vetë Kryeministri Edi Rama trumbetuan me të madhe mbërritjen në Shqipëri të pajisjes inteligjente e cila do të ndëshkojë në rrugët shqiptare shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit dhe gjoba do të mbërrijë në shtëpi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjajë për një pajisje inteligjente prodhim gjerman që nuk njeh mik do  monitorojë 24 orë lëvizjen e mjeteve dhe gjoba do u shkojë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor në shtëpi. Ajo regjistron shpejtësinë, targën e mjetit, si e përdorni celularin në timon, rripin e sigurimit etj. Në të gjithë vendin do të jenë 11 makina të tilla.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Mirëpo ironike është ajo që ka ndodhur me makinën që mban brenda këtë pajisje inteligjente, e cila lëviz në akse të ndryshme të vendit për të gjobitur shoferët shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Fax News ka siguruar një video ekskluzive ku shihet makina që mban pajisjen inteligjente duke bërë një parakalim të gabuar, pasi vizat janë të pandërprera  dhe nuk lejohet parakalimi sipas kodit rrugor. Në këtë mënyrë vetë kjo pajisje është kthyer në burim aksidenti.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sic ndodh gjithmonë në Shqipëri, ata që duhet të jenë zbatuesit kryesorë të ligjit dhe që propagandojnë me të madhe zbatimin e ligjit, janë po ata që nxitojnë të parët për ta shkelur vetë ligjin.

“Të dashur përdorues mjetesh, kjo është një aparaturë që nuk të krijon mundësinë që t’i shpëtosh shkeljes, pavarësisht se mund të njohësh ministrin, kryeministrin, deputetin apo këdo qoftë. Kjo është një mënyrë krejtësisht automatike dhe gjoba do të vijë në bazë të regjistrimit të targës, që bëhet nga aparatura, me foto dhe me video, do t’ju vijë në shtëpi, aty ku keni deklaruar dhe adresën, ku  keni regjistruar mjetin tuaj. Tashmë nuk ka më mik! Është vetëm kjo aparaturë, punon ditën-natën, punon kudo, në çdo segment rrugor lehtësisht dhe përpunon lehtësisht të gjithë shkeljen dhe gjobën si rezultat i shkeljes, në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndikim njerëzor”, u shpreh ministri Çuçi në prezantimin e kësaj pajisje muaj më parë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button