FUTBOLLSPORT

(VIDEO) Ndodh sërish/ Tremb lojtari i Machester United, pothuajse mbeti pa frymë, De Gea: M’u kujtua Eriksen, futbolli s’ka vlerë


Manchester United fitoi dje 0-1 me Norwich në Premier League. Sfida nuk ishte e duhura për Victor Lindelof, mbrojtësin e Manchester United. Lojtari u ul në gjunjë teksa nuk po mbushej dot me frymë. Kaq është dashur që loja të ndalej, me lojtarin që u zëvendësua.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas ndeshjes për këtë rast ka folur edhe De Gea, portieri i United që u shpall njeriu i sfidës. Spanjolli ka treguar se në këto momente nuk ka rëndësi futbolli por vetëm shëndeti. Portieri e ka krahasuar rastin me atë të Eriksen dhe Aguero.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Nuk e di se çfarë po ndodhte, por ishte sikur nuk po ndjente frymëmarrjen, nuk e di. Ne kemi parë tashmë Eriksen, Agueron, kështu që ndonjëherë është e vështirë të shohësh shokun tënd duke vepruar kështu. Shpresoj që ai të jetë plotësisht mirë. Ishte si frymëmarrje, vështirësi në frymëmarrje, ai po ndjente diçka të çuditshme, kështu që loja, futbolli nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të jesh i sigurt”, tha De Gea.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button