KRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

(VIDEO) Sherr tek shkolla “Çajupi” në Tiranë, përplasen disa persona, qëllohet me armë. 4 të plagosur me sende të forta


Një sherr që ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se dy grupe kanë nisur të konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, duke terrorizuar banorët e zonës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Duke qenë se ishte dita e parë e shkollës për këtë javë dhe fëmijët ishin nisur për mësim, pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” ku ndodhi dhe sherri, ishte dhe një efektiv policise. Sapo ka parë përplasjen, ai ka ndërhyrë për të ndarë personat që po rriheshin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Paraprakisht, thuhet se ai ka përdorur dhe armën e zjarrit duke qëlluar në ajër që sherri të mos agravonte më shumë. Mirëpo, ky detaj ende nuk është konfirmuar pasi në vendngjarje është gjetur dhe një pistoletë tjetër.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nga burimet mësohet se një prej personave që ishte i përfshirë në sherr ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka tentuar të qëllojë. Nuk dihet nëse të shtënat në ajër janë bërë nga ky shtetas apo nga efektivi i Policisë.

Mëgjithatë, aty kanë shkuar dhe shërbimet e tjera dhe është bërë e mundur neutralizimit i personit që kishte armë dhe shuarja e sherrit. Disa persona janë shoqëruar në Polici dhe pritet njoftim zyrtar për zbardhjen e rastit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Më poshtë, pamje nga vendngjarja:

Related Articles

Back to top button