AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

Video/ ‘Tentoi të përdhunonte gruan time’, dëshmia shokuese për monstrën e Fierit: Mbante thika, haxhar me vete, e denoncova në polici por nuk e arrestuan


Që Klodian Çalamani, autori i një prej krimeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ishte i rrezikshëm dhe shqetësim për komunitetin e dinin të gjithë, me përjashtim të policisë së shtetit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në dhjetra dëshmi të dhëna nga banorë, të njohur, dhe të afërm të 8-vjeçarit në Fier, thuhet se Çalamani ishte i rrezikshëm, dhe gjatë gjithë kohës mbante me vete thika dhe hanxharë, por kjo nuk ka shkuar as në veshin e policit të zonës, dhe as te strukturat e tjera shtetërore.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Në një dëshmi të siguruar nga gazetarja e Fax Neës Fatmira Bajramaj, thuhet se Çalamani kishte tentuar që të përdhunonte një grua, por pavarësisht denoncimit në polici ai nuk ishte arrestuar, pasi sapo kishte dalë nga burgu, nën akuzën e rrëmbimit të një të miture, që ka ndodhur në vitin 2006.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dëshminë për tentativën e përdhunimit, e jep vetë bashkëshorti i gruas në fjalë, i cili mes lotëve kërkon që 38-vjeçari të dënohet me vdekje për krimin që ka kryer dje.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Dëshmia e një banori për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së djeshme në Fier:

Nuk ka diskutim tjetër, ai vetëm varje ka me atë gjest që bëri. Ai i ka të tëra të këqijat, ka qenë problematik, të tëra i ka, se janë dhe këto vajzat këtu. Kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati ka qenë dhe i biri, e kam përzënë nga shtëpia, bile e kam çuar dhe në polici, ashtu më ka bërë dhe mua një gjest te shtëpia.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Donte të përdhunonte gruan time, ai të tëra të këqijat, çupën e …. kapi mezor. Më përdhunoi gruan, çfarë doni që të bënte më, ai është kriminel i paparë, duhet varur.

Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq, bën vaki që i ka marrë dhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe, se aq gjykon, aq mendon truri i tij. Nuk u dënua, se sa kishte dalë nga burgu. Edhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeri, se ai është njeri i paparë, dhe duhet varur me sesbën. I gjithë fshati do të japi këtë mendim, mbante thikë, hanxhar, sëpatë me vete.

Related Articles

Back to top button