KRONIKË

Vidhen gjatë mbrëmies zyrat e qarkut Vlorë, një person merr disa dokumente


Flet Bardhi Gjika Drejtor i zyrës së administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarkun Vlorë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Zyrat e qarkut Vlorë janë vjedhur mbrëmjen e të hënës, 11 tetor. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 tek Pallati i Kulturës ku dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut ku ka marrë disa disa dokumente.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai është ngjitur nga tarraca e një godine ngjitur dhe ka hyrë përmes dritares në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës pranë qarkut Vlorë. Mendohet fillimisht se ka kërcënuar rojen dhe më pas përreth gjysmë ore nën kërcënim e ka lënë rojen të shtrirë në tokë sa ka mbaruar grabitjen . Dyshohet të jenë vjedhur dokumente që kanë të bëjë me cështje pronash .Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”
Bardhi Gjika Drejtor i zyrës së administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarkun Vlorë

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button