POLITIKË

Vijon “lufta” e replikave në Kuvend, Basha akuzon kryeministrin, Rama largohet dhe e lë me fjalë në “gojë” kreun e PD-së: Kë bën për budalla, shqiptarët?


Në një “luftë” replikash në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama, ndonëse ky i fundit pas fjalës së tij u largua nga salla.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga foltorja Basha ka akuzuar Ramën se që prej fillimit të karrierës së tij politike ai ka lidhur aleancë me krimin dhe gjatë gjithë këtyre viteve në qeverisje ka çuar Shqipërinë në gropë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Sipas kreut të PD-së kryeministri po përdor krizën energjetike për të vjedhur më tej shqiptarët .

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Po mos ishe njeriu që ka në dorë buxhetin e shtetit nuk do të aktorje as  si një aktor në sallën e fëmijëve. Kaq ka rënë intelekti jot. Kjo nuk është një foltore për përballje personale por të japësh llogari para shqiptarëve.  Vjen këtu dhe flet për taksë karboni kë bën për budalla, shqiptarët. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sa herë të kam thënë kush e rriti 120 lek çmimin e naftës dhe benzinës unë apo ti? Kush e rriti me 20 lek të tjera , taksa e qarkullimit, kush ja shtoi? 65% e çdo litri kërkon taksë. Shëndetësinë e ke futur grop, njerëzit i le në çadra. Prandaj them je në ajër, ti.  Ti ke ardhur apo të kanë sjellë nga Parisi ke bërë betejat e tua, siç thonë dhe shokët e tu, që kur je ulur në karige ke lidhur aleancë me krimin.  Ndërsa unë skam gjetur asgjë gati, përvec titujt dhe zonën elektorale.

E vërteta është që sot po bën gati të vjedhësh shqiptarët me pretekstin e një krize, dhe nuk është krizë energjie po korrupsioni. Je ti që ke blerë 10 milion euro më shumë energji sesa bursa. Mjerimi dhe varfëria vijnë prej teje dhe korrupsionit tend”, tha Basha.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button