AKTUALITETVIDEO

Vlorë/ Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga pronari lokalit. (VIDEO)


Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në lagjen “Hajro Çakerri”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, poseduesin e armës së zjarrit, shtetasin:

M. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button