AKTUALITET

Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.


Elton Marko, inxhinier dhe topograf në Bashkinë e Himarës, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është i përfshirë në tjetërsimin e tokave në jug të vendit. Paraprkisht, dyshohet se Marko është pjesë e “grupit” të arrestuar më parë për falsifikimin e tokave në Dhërmi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në pranga kanë rënë ish-kreu i Kadastrës Klodian Troci, kryetari i Këshillit të Qarkut Bardhyl Gjika, dhe dy persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Elton Marko është punonjës i Bashkisë Himarë dhe punon si inxhinier topograf pranë kësaj Bashkie. Ai është duke u hetuar nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i Policisë Vlorës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të datës 06.11.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë, pasi dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi N. P., 46 vjeç, banues në Finiq, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button