AKTUALITET

Vlorë/Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.


Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E.F.,60 vjec, banues në lagjen Nr.1, Sarandë. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e policisë në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” duke hedhur nga ndërtesa shtatëkatëshe mbetje llaçi ne grykëderdhjen e lumit “Bistricë”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme proceduan penalisht 2 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, konkretisht shtetasit A.B.,22 vjeç, banues Elbasan, dhe B.I.,29 vjeç, banues në Peshkopi, pasi janë kthyer deportiv nga Italia dhe Greqi , të cilët kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasin A.Gj., 59 vjeç,banues në Babicë e Madhe, Vlorë, për veprën penale “Kanosja”, pasi në fshatin Babicë e Madhe, në rrugë, dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një 16 vjecar.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasin Z.H., 56 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u kap duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button