KRONIKË

“Volkswagen” humb kontrollin dhe merr para çiftin e bashkëshortëve, nisen me urgjencë në spital (FOTO)


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Nr. 8, në Durrës. Paraprakisht mësohet se një mjet me drejtues, shtetasin A. Gj., 50, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i “Volkseagen”, si dhe një çift bashkëshortësh të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. 

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Durrës/Informacion paraprak:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button